Telegrafi

Ka filluar shkatërrimi i botës? Në fakt është kamerë e fshehtë! (Video)

Një mashkull ka arritur me lehtësi t’i bindë disa amerikanë se cunami e ka shkatërruar New Yorkun dhe është nisur drejt Floridës.

Ai është shtirur se po bisedon në telefon me nënën e tij, e cila e njofton për katastrofën dhe ka krijuar panik te njerëzit, të cilëve u ka thënë të ikin drejt perëndimit “ku do të jenë më të sigurt”.

Meqenëse qe një kohë të gjatë po flitet për datën 21.12.12, që sipas Majave do të shkatërrohet bota, njerëzit me lehtësi kanë rënë në grackë. /Telegrafi/