Nga sot ka filluar shitja e biletave për dy ndeshjet e këtij muaji që Kosova A do t’i zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova më 21 mars do të luajë ndeshje miqësore me Danimarkën.
Derisa më 25 mars do ta luajë ndeshjen e parë për ciklin kualifikues “Euro2020” kundër Bullgarisë.
Edhe kësaj radhe shitja e biletave do të bëhet vetëm nëpërmjet platformës online në internet në linkun: www.tiks.app.
Procesi i shitjes së biletave ka nisur nga ora 15:00.
Sa i përket ndeshjes së dytë ndaj Bullgarisë, ende nuk ka filluar shitja, edhe pse procesi është hapur. Biletat e ndeshjes Kosovë – Bullgari do të dalin në shitje në mëngjesin e së hënës (11 mars).
Bileta më e shtrenjtë është ajo VIP që kushton 80 euro, kurse të tjerat janë nga 5 euro deri më 20 euro. /Telegrafi/