Kuvendi i Maqedonisë e ka filluar seancën e 125-të me radhë, ku diskutimi i parë zhvillohet për propozim buxhetin për vitin 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Para deputetëve ka dalë ministri i financave, Kiril Minoski, për të arsyetuar buxhetin. Në kuadër të kësaj seance, deputetët duhet të votojnë edhe për shpërndarjen e kuvendit, për të cilën çështje, LSDM-ja ka dorëzuar propozim, qysh javën e kaluar, por edhe nga Pavle Trajanovi.
OBRM-PDUKM-ja e kushtëzon shpërndarjen e kuvendit me votimin paraprak të buxhetit për vitin 2017. Më herët u raportua se PDSH-ja ka dorëzuar në kuvend, propozim për shqyrtimin e të gjitha njësive zgjedhore, në bazë të numrit të votuesve.
Ndër pikat tjera në kuvend janë edhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit rregullator energjetik (KRRE), ai për veprimtari inovative, ligji për programet e shënimit të jubileve me rëndësi dhe të figurave të rëndësishme, si dhe ligji për bankat.
Nuk u pranua në rend dite, propozimi për ndryshimet e ligjeve që kanë të bëjnë me PSP-në./Telegrafi/