Ka vazhduar sot seanca bashkërenduese e Komisionit për çështje zgjedhore dhe emërime ku duhet që të zgjedhet kryetari i këtij komisioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bëhet e ditur se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje, por është vërtetuar vetëm numri i anëtarëve që do të përfaqësojnë partitë politike në komisionin në fjalë.
Përmbyllja e kësaj çështje është parakusht për të vazhduar seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare, seancë që filloi më 30 dhjetor të vitit të kaluar./Telegrafi/