Siç është bërë traditë tash e disa ditë, edhe sonte ka filluar protesta e lëvizjes ”Protestoj”, e cila mbështetet nga opozita, me kërkesë për shtyrje të zgjedhjeve dhe tërheqje të vendimeve të kryetarit Ivanov, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Edhe sonte, grumbullimi i protestuesve ka filluar para zyrave të Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Qytetarët thonë se kanë dalë në protestë për të kthyer sundimin e ligjit në vend./Telegrafi/