Ka filluar ofertimi i euroobligacionit të pestë me radhë të Maqedonisë. Sipas agjencisë Reuters, investuesve të mundshëm u ofrohet një obligacion 7 vjeçar, me një kamatë prej 5%, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nuk ka informacione nëse euroobligacioni do të jetë 650 milion euro, ose më pak, por do të jepet në euro.
Sipas investuesve të berzave, informacioni nënkutpon se ka filluar procesi i mbledhjes së ofertave, që mund të përfundojë në fund të ditës, ose në fund të javes.
Paratë nga ky eruoobligacion do të përdoren për mbulimin e deficitit buxhetor për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm dhe për kthimin e borxheve të vjetra./Telegrafi/