Me moton „Lidhemi me kreativitet“, mbrëmë ka filluar festivali i pestë i industrisë kreative ”Skopje Kreativa 2016”, në qendrën rekreative ”Pllaja Vista”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Festivali i sivjetëm, që do të zgjasë deri më 11 qershor, do të ofrojë 60 aktivitete, siç janë: ekspozita, prezantime, ligjërata, punëtori, diskutime, forume, debate dhe program muzikor të pastër./Telegrafi/