Sot, kryeqyteti i Kosovës ka ndezur dritat e pemës gjigante, duke shënuar zyrtarisht fillimin e sezonit festiv.
Ngjarja u organizua në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku atmosfera magjike tërhoqi qytetarë të shumtë për të ndarë gëzimin dhe ngrohtësinë e festave.
Por bashkë me festën ka filluar edhe shitja e kostumeve të Babadimrit në Sheshin Zahir Pajaziti!
Sigurohuni ta merrni kostumin në kohë – mos e lini për ditën e fundit!
Ftoni miqtë, shokët dhe familjarët tuaj të na bashkohen për festa të paharruara në këtë atmosferë të paharrueshme!
Le të festojmë së bashku dhe ta presim Vitin e Ri me dashuri, shpresë dhe gëzim!