Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve është shqëtësimi primar për çdo prind, veçanërisht kur bëhet fjalë për qëndrimin ditor në shkollë.
Është e domosdoshme që çdo shkollë të ketë mjekun e shkollës me qëllim të reagimit sa më të shpejtë në rast të ndonjë aksidenti apo lëndimi në shkollë.
Studimet tregojnë që nxënësit të cilët kanë qasje të lehtë në infermieri të shkollës, gjatë orarit mësimor, kanë shumë më pak nevojë për vizita të zakonshme tek mjeku, gjë kjo që ndihmon prindërit si nga aspekti financiar ashtu edhe kohor.
Me përpjekje të vazhdueshme për të sjellë inovacion tek prindërit, duke vënë nxënësin gjithmonë në qendër, American School of Kosova, ndër të tjera, këtë vit, ka kontribuuar për një ambient edhe më të sigurt për fëmijët.
Tani e tutje, përveç pedagogut të shkollës (social emotional counselor) që kujdeset për problemet ditore dhe shqetësimet e nxënësve, dhe ekspertit të metodologjisë së të mësuarit (learning specialist), American School of Kosova, ka ndërtuar sistemin shëndetësor, kështu duke siguruar përkujdesje mjekësore gjatë tërë ditës në shkollë.
Që nga ky vit i ri akademik, nxënësit e American School of Kosova do të kenë qasje tek infermieri i shkollës dhe do të pranojnë shërbime shëndetësore kurdo që do të kenë nevojë.
Është vërtetuar që shkollat të cilat kanë mjekun e tyre gjatë orarit mësimor, jo vetëm që definohen si profesionale sa i përket mirëqenies dhe sigurisë së fëmijës, ato gjithashtu rezultojnë pozitivisht në suksesin dhe arritjet akademike të nxënësve.