Telegrafi

Ka edhe dhjetë ditë deri te finalja e Ligës së Evropës, por Mourinho ka filluar të ankohet

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 29: Jose Mourinho manager of Chelsea looks on prior to the Barclays Premier League match between Tottenham Hotspur and Chelsea at White Hart Lane on November 29, 2015 in London, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Jose Mourinho, trajneri i Manchester Unitedit, ka folur rreth finale së Ligës së Evropës.

Megjithëse ka në dispozicion edhe dhjetë ditë deri te finalja me Ajaxin, portugezi thotë se në këtë aspekt skuadra holandeze është më e favorizuar.

E gjithë kjo pasi që Ajaxi zhvillon ndeshjen e fundit sot në kampionat ndërsa United ka edhe tre ndeshje në Ligën Premier, transmeton Telegrafi.

“Ajaxi të dielën e luan ndeshjen e fundit në ligë dhe kanë 10 ditë për t’u përgatitur për finale. Ne kemi ende edhe tre ndeshje për t’i zhvilluara”, tha Mourinho gjatë konferencës për media.

Ndryshe, takimi mes Unitedit dhe Ajaxit do të zhvillohet më 24 maj në Friend Arena të Stokholmit të Suedisë. /Telegrafi/