Telegrafi

I ka drejtuar të dyja skuadrat, Benitez mbështet Napolin në ndeshjen ndaj Interit

(Foto: fifa.com)

Ish-trajneri i Interit dhe Napolit, Rafael Benitez, ka thënë se mbështet Partenopei në duelin mes dy skuadrave, në kuadër të xhiros së 12 në Serie A.

Spanjolli, i cili aktualisht drejton klubin kinez, Dalian Professional, ka qenë për dy vite (2013-2015) në krye të Napolit, klub me të cilin arriti ta fitonte Kupën dhe Superkupën e Italisë.

Po ashtu, 60-vjeçari e pasoi Jose Mourinhon te Nerazzurrët në vitin 2010 pas tripletës së famshme, por qëndroi vetëm gjashtë muaj.

(Foto: Twitter/SportMob)

“Interi dhe Napoli kanë qenë dy periudha që më kanë plotësuar, por sonte (e mërkurë) mbështes Azzurrët (Napolin)”, Benitez për Sky Sport Italia.

Sipas tij, zikaltrit kanë më shumë presion në këtë sfidë, duke qenë se duan ta fitojnë titullin këtë sezon duke parë që Juventusi është ngadalësuar paksa. /Telegrafi/