Site icon Telegrafi

Ka disa arsye pse bulldogët francezë (si ata të Lady Gaga-s) vidhen kaq shpesh

Bulldogët francezë janë disa nga qentë më idealë për t’u mbajtur në shtëpi: nuk lehin shumë, preferojnë të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe të vogla, s’i kanë me shumë dëshirë shëtitjet e gjata dhe nuk ndryshojnë madhësinë trupore

Popullariteti i tyre është një shënjestër për vjedhje, siç ishte rasti i qenve të Lady Gaga-s, një incident ende i pazbardhur nga autoritetet.

Ka disa arsye të rëndësishme pse bulldogët francezë vidhen shpesh.

Janë shumë të kërkuar: Bulldogët francezë janë një nga racat “IT” të shekullit XXI. Fytyrat e tyre të adhurueshme të sheshta dhe qëndrimet e tyre tipike i kanë bërë disa nga qentë më të dashur për adhuruesit e kafshëve.

“Por sa më e lartë të jetë kërkesa e tyre, aq më shumë vjedhje bëhet”, tha Brandi Hunter, nënkryetar i marrëdhënieve me publikun dhe komunikimet në American Kennel Club (AKC), një klub për qentë.

“Racat më të vogla janë më të predizpozuara për vjedhje dhe bulldogët francezë janë jashtëzakonisht të popullarizuar tani,” tha Hunter për CNN.

“Kërkesa për racën është më e lartë se oferta, kështu që ato shpesh janë një nga racat më të synuara.”

Ata janë të vegjël dhe mund të vidhen me lehtësi: Madhësia e racës e bën atë një objektiv relativisht të lehtë. Sipas AKC, bulldogët francezët mund të peshojnë deri në 12 kilogramë dhe janë shumë të shkurtër në gjatësi. Ata janë thjesht të lehtë për t’u kapur.

Arsyeja kryesore – Janë të shtrenjtë: Për shkak se raca është shumë e kërkuar, këlyshët bulldogë francezë mund të arrijnë midis 1,500 dhe 5,000 dollarë ose edhe më shumë, tha Hunter.

“Hajdutët në përgjithësi e dinë se sa të popullarizuar janë, sa kushtojnë dhe sa njerëz janë të gatshëm të paguajnë për ta,” shtoi ai.

Vlera e tyre gjithashtu i çon disa të vjedhin bulldogët francezë për qëllime shumimi.

Burimet: CNN, DogTime

Exit mobile version