Telegrafi

Ka borxhe deri 55 milionë euro, Boris Becker shiti gjësende me vlerë deri 760 mijë euro

Shitja e trofeve dhe gjësendeve me vlerë i kanë sjell 760 mijë euro Boris Beckerit dhe me këtë rast ka arritur që t’i paguajë disa nga borxhet.

Rreth 82 artikuj të ndryshëm, medalje, gota, rekete, fotografi dhe sende të tjera personale u ofruan për shitje në internet.

Shitja, e cila filloi më 27 qershor dhe përfundoi të enjten, ka përfshirë 495 klientë nga 32 vende të ndryshme të botës.

Ion dhe Boris Becker

Më së shumti – 167mijë euro – u ofruan për kopje të kupës së US Open, të cilin e kishte fituar në vitin 1989 kundër Ivan Lendl, ka njoftuar shtëpia londineze e ankandeve “Smith & Williamson”.

Theksojmë se fituesi i trefishtë i Wimbledonit kishte shpallur falimentimin para dy vjetëve.

Lexo po ashtu Tenisti më i pasur në histori vjen nga Rumania: Ai ka 35 fëmijë dhe ka fituar vetëm një titull

Ndryshe, borxhet e 51-vjeçarit raportohet se kanë arritur shifrat marramendëse të rreth 55 milionë eurove. /Telegrafi/