Site icon Telegrafi

Ka blerë shtëpi të re? Sara Hoxha po zhvendoset në Tiranë pas ndarjes nga Ledri

Foto: Screenshot/Instagram

Blogerja e njohur, Sara Hoxha dhe reperi Ledri Vula, prej disa muajsh po përfliten për një ndarje.

Ndonëse kjo gjë nuk është mohuar e pohuar asnjëherë nga dyshja e famshme shqiptare.

Ata prej kohësh nuk janë parë bashkë, nuk shfaqen në evente, e mes tjerash nuk kanë më edhe fotografi të përbashkëta në rrjete sociale.

Foto: Screenshot/Instagram

Ka pasur shpesh edhe gjëra të tjera që kanë bërë të ketë vend për dyshime, pavarësisht asaj që nuk dëshironin të ishte në qendër të vëmendjes.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sara Hoxha - Ledri

Sara së fundmi bën të ditur se ka blerë shtëpi të re në Tiranë dhe mbase do të vendoset përfundimisht.

Foto: Arkiv

Kjo ka lënë edhe më shumë të kuptohet se ajo po rikthehet për të jetuar në vendin e saj, pasi së bashku me Ledrin jetonin në Prishtinë.

Ata vlen të ceket se kanë bashkë edhe një vajzë të quajtur, Poem Blu. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Exit mobile version