Telegrafi

12 të vdekur nga zjarri në Londër

Policia në Londër, ka njoftuar se deri më tani ka arritur në 12 numri i personave që kanë humbur jetën nga zjarri në ndërtesën 24 katshe, që u përfshi sot nga zjarri.

Komandanti i policisë, Stuart Kandi tha për media se operacioni i shpëtimit ishte shumë kompleks dhe numri i të vdekurve mund të jetë më i madh.

Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur të shpëtojnë nga ndërtesa së paku 65 persona, të cilët janë dërguar në spitale të ndryshme në perëndim të kryeqytetit britanik.

Kryeministrja Theresa May tha se do të ketë një hetim të plotë për rastin, për të kuptuar arsyet e zjarrit.