Site icon Telegrafi

Ka ardhur përgjigjja e pyetjes që mundon tifozët: A mund të luajë Olmo në Ligën e Kampionëve

Dani Olmo ka qenë në fokus të mediave në Spanjë javët e fundit, pasi Barcelona nuk arriti të sigurojë regjistrimin e tij përtej Vitit të Ri.

Regjistrimi i Olmos në Federatën Spanjolle të Futbollit skadoi më 31 dhjetor 2024 dhe një mesfushor kaq i madh nuk ka më të drejtë të luajë për Barcelonën.

Megjithatë, lajmi i keq për katalanasit dhe tifozët e tyre është se Olmo nuk mund të luajë as në Ligën e Kampionëve, pasi rregullat e UEFA-s janë plotësisht të qarta.

“Për të marrë pjesë në garat e sipërpërmendura të UEFA-s, çdo lojtar i ri, ndër të tjera, duhet të jetë i regjistruar në Federatën Kombëtare si lojtar i klubit përkatës, në përputhje me rregullat e shoqatës dhe rregulloret FIFA-s e UEFA-s”.

Për momentin skuadra e Barcelonës ndodhet në Arabinë Saudite ku po luhet finalja e Superkupës së Spanjës dhe sonte katalanasit kanë ndeshje gjysmëfinale ndaj Athletic Bilbaos. Olmo nuk do të ketë të drejtë të luajë në këtë ndeshje.

Lexo po ashtu Barcelona do të lejohet të regjistrojë përkohësisht Olmon dhe Victor

Në Ligën e Kampionëve, Barcelona luan ndaj Benficas dhe Atalantas./Telegrafi/

Exit mobile version