Telegrafi

Ka ardhur paraqitja e shkurtër e “Avatar: The Way of Water”

(Foto: 20th Century Studios)

Filmi i James Cameron, “Avatar”, tashmë e ka trashëgimtarin e vet të realizimit fantastiko-shkencor nga viti 2009.

Derisa fansat janë duke e pritur me ngulm vazhdimin që pritet të nisë shfaqjen nëpër kinema në muajin e ardhshëm – më në fund është publikuar traileri.

“Avatar: The Way of Water” përcjell familjen Sully duke bërë gjithçka munden për të mbrojtur njëri-tjetrin edhe një herë, duke kronizuar ngjarjet e vendosura 10 vjet pas filmit të parë.

Shikuesit do ta shohin kthimin e Jake Sully (Sam Worthington), Neytiri (Zoe Saldana) dhe familjes së tyre Na’vi që jetojnë midis oqeaneve dhe pyjeve tropikale të Pandorës.

Anëtarë të tjerë të kastit përfshijnë Sigourney Weaver, Stephen Lang, Cliff Curtis, Joel David Moore, CCH Pounder, Edie Falco, Jemaine Clement e Kate Winslet.

Filmi do ta tejkalojë kohën e shfaqjes së paraardhësit të tij, duke i kaluar tre orë, ndërsa do të nisë shfaqjen në kinema nga 16 dhjetori.

Cameron do të realizojë edhe më shumë filma në universin e Avatarit, me “The Seed Bearer” që do të mbërrijë në vitin 2024 dhe një film i katërt dhe i pestë do të dalë në ekran respektivisht në 2026 dhe 2028.

Fansave u mbetet për të përjetuar një botë e tërë me qendër Avatarin. “The Way of Water” është vetëm fillimi. /Telegrafi/