Kasper Schmeichel ka thumbuar Anglinë para takimit që e zhvillojnë sot nga ora 21:00 në Wembley Stadium.
Gjatë konferencës për media, një gazetar e ka pyetur portierin e Danimarkës se nëse ata mund të ndalojnë anglezët të fitojnë takimin dhe të kalojnë në finale, aty ku i pret Italia që e eliminoi mbrëmë Spanjën.
Tashmë është e njohur shprehja ‘It’s coming home’ (po vije në shtëpi), dhe gazetari anglez i tha gardianit të Leicesterit nëse mund të ndalonin atë të shkonte në shpi dhe përgjigja e tij ishte thumbuese.
“A ka ardhur ndonjëherë në shtëpi? Nuk e di”, ka thënë Schmeichel. “A e keni fituar atë ndonjëherë? 66? A nuk ishte kjo në Kupën e Botës?”.
“Të jem i sinqertë asnjëherë nuk e kam menduar se çfarë do të thoshte të ndalonin Anglinë. Është më shumë ajo se çfarë do të thoshte për Danimarkën. Kam fokus të vogël te skuadra Anglisë”.
Kasper Schmeichel was asked what it would mean to stop football from 'coming home' … 😅 pic.twitter.com/0AAwNr8J0L
— ESPN FC (@ESPNFC) July 6, 2021
“Është ajo çfarë nënkupton për vendin tonë. Kënaqësia që u sjellim mbi pesë milionë qytetarëve, të garojmë me kombe që janë. Nuk kam shumë ndjenja për atë si e shohin te Anglia”, ka shtuar më tej ai.
Danimarka ka befasuar të gjithë duke arritur deri në gjysmëfinale dhe sonte shpreson në mrekulli ndaj Anglisë. /Telegrafi/