Telegrafi

Ka ardhur koha që Wenger të pensionohet

Arsene Wenger ka pranuar se është afruar koha që të tërhiqet nga posti i trajnerit të Arsenalit, pas 20 vitesh në krye të skuadrës.

Në muajin tetot, francezi do të mbushë dy dekada si trajner i Topçinjve duke u bërë njëri prej menaxherëve me qëndrim më të gjatë në elitën e futbollit anglez, ndërkohë që edhe kontrata i përfundon në fund të këtij sezoni.

“Futbolli ka qenë jeta ime dhe sinqerisht, jam paksa i frikësuar. Sepse sa më shumë që pres, aq më vështirë do të jetë që ta heq vartësinë”.

“Pas pensionimit (të Sir Alex Ferguson) dhe pas ndeshjes (ndaj Manchester Unitedit), ai më dërgoi mesazh dhe më ftoi të pinim diçka bashkë”.

“E pyeta: ‘A të mungon?” Më tha: ‘Aspak’. Nuk e kuptoja. Është një zbrazëtirë në jetën tënde, sidomos kur e ke jetuar gjithë jetën duke pritur ndeshjen e radhës dhe duke u përpjekur ta fitosh”, është shprehur Wenger. /Telegrafi/