Site icon Telegrafi

Ka, apo nuk ka mjete financiare për mbështetje të hulumtimeve shkencore në Maqedoni?

Tash e disa vite, shteti nuk ka dhënë thuajse asnjë denar për projekte shkencore-hulumtuese; mungojnë mjete për mbajtjen e kuadrit dhe kimikateve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prorektori për shkencë në Universitetin Kirili dhe Metodi, Vlladimir Petrushevski thotë për Tv Telma se është çështje kohe se deri kur do të funksionojnë laboratorët e rinj.

Sipas tij, në këtë situatë, janë absurde qëndrimet e pushtetit për publikime të sa më shumë punimeve në revista të njohura ndërkombëtarisht, duke shtuar se janë të pabaza edhe krhasimet me universitetet e rajonit.

Sipas ministrisë së arsimit, mbështetja për shkencë nuk shprehet vetëm përmes mjeteve financiare të destinuara për individë, por ekziston një strategji afatgjate me një numër të madh projektesh, masash dhe aktivitetesh. Kjo ministri thotë se përkrahja financiare realizohet përmes programeve të Bashkimit Evropian.

Si shembull për mbështetje përmendet Fondi për inovacion dhe zhvillim teknologjik që ka një buxhet prej 10 milion euro./Telegrafi/

Exit mobile version