Shpesh pyesim se ku e shohim vetën në moshën 91-vjeçare? Duke punuar, pa pasur ndërmend të pensionohemi, por jo të gjithëve u shkon në mendje një gjë e tillë.
Për një zyrtar policor nga Arkansasi, kjo ide është e papranueshme dhe për asnjë moment nuk e përqafon konceptin pensionim, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për LC “Buckshot” Smith, i cili punoi me forcat e rëndit për më shumë se 56 vite dhe tani në ditëlindjen e tij të 92-të që pritet ta festojë në maj, ai thotë se do të pensionohet “vetëm atëherë kur do Zoti”.
“Buckshot” Smith vjen nga një qytezë e vogël në Camden, Arkansas. Ai ishte zëvendës-sherif për 46-vite para se të pensionohej – pensionim ky që i zgjati për pak muaj. Shpejt e kuptoi se po i mungon puna.
Ky polic mjaft i dashur për banorët e asaj zone, është një zyrtar i respektuar ku çdo qytetar ndalet që të bisedojë me të, ka bërë të ditur zyrtarja për informim Dana Weatherby nga zyra e sherifit. /Telegrafi/