Telegrafi

I ka 70 vjet dhe zbret shkëmbit të thepisur sikur t’i kishte 18

Se vitet janë thjesht numra e dëshmon më së miri rasti i një 70-vjeçari nga Rusia, i cili pa ndihmën e askujt e madje edhe pa pajisje mbrojtëse zbret nga një shkëmb i thepisur, sikur të ishte një alpinist profesionist.

Pamjet e filmuara me telefon të mençur shfaqin rusin Diduh Andrey Andronovich, i cili zbret shkëmbit sikur të ishte në një ashensor, transmeton Telegrafi.

Videoja është filmuar në parkun Solby në Rusi gjatë 19 shtatorit dhe tregon se si ky i moshuar lëre që është i aftë për alpinizëm, ai mund ta bëjë edhe ‘spagën’ sikur të ishte 18-vjeç.

Siç raportojnë mediat lokale, Andrey i ka të paktën 70-vjet dhe bën një jetë të shëndetshme, e këto pretendime i konfirmon edhe autori i videos. /Telegrafi/