Telegrafi

Ka 12 vite përvojë si lojtar profesionist, por Meggiorini turpërohet nga stafi i Chievos në ndeshjen ndaj Milanit (Foto)

Një ndodhi interesante ka ndodhur në ndeshjen e Serie A, Milan-Chievo.

Ndeshja e Milanit ndaj skuadrës nga Verona filloi gjithçka sipas parashikimeve.

Megjithatë, nuk vazhdoi ashtu, pasi ndodhi një ndodhi, e cila rrallë ndodh në fushat e blerta të futbollit profesionist, shkruan Telegrafi.

Sulmuesi i Chievos, Riccardo Meggiorini, luajti për disa minuta të kësaj ndeshje pa numër në fanellë, por kjo kishte një arsye të fortë.

Pamje gjatë kohës sa Meggiorini luante pa numër në fanellë!!

Meggiorini u lëndua gjatë një dueli ajror me një futbollist të Milanit dhe fanella e tij u mbush me pika gjaku, ku pastaj gjyqtari e detyroi ta ndërroj fanellën.

Dueli kur sulmuesi italian mbeti i lënduar dhe u detyrua ta ndërroj fanellën e gjakosur..

Por, skuadra e tij nuk kishte fanellë rezervë për t’i dhënë dhe Meggiorinit iu desh të luaj për disa minuta me një fanellë transparente.

Pas disa minutave gjithçka u kthye në normalitet dhe italianit iu soll fanella tjetër me numër. /Telegrafi/