Site icon Telegrafi

I ka 100 vjet dhe ka thyer rekordin e Guiness, gjyshja amerikane thotë se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga peshëngritja

Gjyshja nga Florida, Edith Murway, ka festuar së fundmi 100-vjetorin e lindjes.

Ajo nuk e festoi vetëm ditëlindjen, por edhe thyerjen e rekordit të librit Guiness se i përket peshëngritjes – si gruaja më e moshuar në këtë kategori, transmeton Telegrafi.

Edith kishte filluar të merret me peshëngritje nëntë vite më parë, dhe thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.

Ajo synon t’i përkushtohet plotësisht disiplinës së saj, dhe planifikon që në të ardhmen të merr pjesë në gara të ndryshme ndërkombëtare. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version