Telegrafi

K.J. Robinson është përforcimi i ri i Bashkimit

(Foto: Facebook/KB Bashkimi)

Basketbollisti amerikan, K.J. Robinson, i është bashkuar klubit basketbollistik, Bashkimi.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, skuadra nga Prizreni ka bërë të ditur se ai do t’i bashkohet ekipit sot (e martë) dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme.

“Skuadra jonë është përforcuar me basketbollistin amerikan, K.J. Robinson, i cili luan në pozitën e organizatorit”.

“Ai ka qenë pjesë e skuadrës amerikane nga NCAA, Omaha Mavericks, për të cilën ka luajtur që nga stinori 2016/17”.

“Në stinorin e fundit me këtë skuadër ka pasur mesatare prej 15.2 pikëve, 2.7 asistimeve dhe 2.1 kërcimeve për ndeshje, duke pasur mesatarisht prej 32.1 minuta lojë në gjithsej 29 paraqitje”, thuhet në njoftimin e Bashkimit. /Telegrafi/