Telegrafi

K.G. Mitrovica shpallet kampion i Kosovës në sportin e veçantë të goalballit

Klubi i Goalballit Mitrovica sot është shpallur kampion i Kosovës për sezonin 2021-2022 dhe për mitrovicasit ky ishte titulli i parë në histori të klubit.

Fillimisht K.G. Mitrovica fituan grupin A, ku në 10 ndeshje të zhvilluara morën 9 fitore dhe pësuan vetëm një humbje.

Në gjysmëfinale mitrovicasit përballeshin me kampionin në fuqi, K.G. Gjilanin të cilët i mposhtën me rezultat të thellë 11-1 dhe i rrëzuan nga froni.

Pamje gjatë ndeshjes

Në anën tjetër u përballën dy skuadrat pejane K.G. Peja – QBMK ‘Xheladin Deda”, ku të parët u treguan më të suksesshëm dhe u kualifikuan në finale.

Fillimisht në palestrën “Minatori” u zhvillua ndeshja për vend të tretë të cilën e fituan gjilanasit, më pas erdhi dhe koha e finales së madhe.

Aty K.G. Mitrovica triumfoi duke e mundur K.G. Pejën me rezultat 15-9.

Kampionët e Goalballit Mitrovica

Goalballi është sport i veçantë i cili praktikohet rregullisht që nga viti 2005 në Kosovë. /Telegrafi/