Site icon
Telegrafi

K.F. Liria prezanton futbollistin italian (Foto)

Drejtuesit ë këtij klubi ditë më parë kishin paralajmëruar, se në skuadrën e Lirisë do të arrijnë futbollistë të huaj. Në këtë grup të futbollistëve bënin pjesë italianë, brazilian dhe uruguaian.

KF Liria ka prezantuar transferimin e parë, futbollistin italian Mattia Picco. Ky futbollist është i pari italian në historinë e futbollit kosovar. Picco është bërë pjesë e Lirisë falë ndërmjetësuesit Rijat Shala, i cili është angazhuar që futbollisti italian të bëhet pjesë e ekipit nga Prizreni.

“Me ardhjen e Piccos, me të cilin do të lidhim kontratë dhe me ardhjen edhe të një braziliani dhe uruguajasit, do të përmbyllim hapësirat e kërkuara dhe objektivat si klub, lidhur me afatin kalimtar”, ka thënë Erxhan Dana, nga Bordi i KF Liria.

Me ardhjen në skuadrën e re, përshtypjen e parë e ka dhënë edhe futbollisti italian, Mattia Picco.

“Përshtypja e parë është impresive. Kam dëgjuar për Kosovën dhe shqiptarët si njerëz shumë të dashur. Ndërsa, futbollistë shqiptar ka gjithandej si nga Kosova e Shqipëria në kampionatet italiane”, ka thënë Picco.

Mattia Picco, vjen nga skuadra ‘Casteggiobroni’ e Serisë ‘D’. Luan në pozitën e qendërmbrojtësit, pozitë të cilën Liria me ngulm ka kërkuar ta plotësojë.

Përveç futbollistit italian KF Liria ka prezantuar edhe lojtarin Noris Kozmaj, që në Prizren ka ardhur para tre ditësh nga Akademia e njohur e Vllaznisë së Shkodrës, që luan në pozitën e qendërsulmuesit. Ai, ende po testohet dhe vendimi për të merret në ditët në vijim.


 

Exit mobile version