Klubi u përball me probleme financiare që moti dhe për këtë arsye edhe kishte rënë nga Superliga. Basketbollsitët të shtyrë nga dëshira dhe vullneti organizuan ekipin dhe emëruan trajner Gyltekin Selimin i cili falë punës së pa lodhshme ia arriti që me djemtë e tij, ta rikthejë klubin gjilanas në Superligë.
Mosha e lojtarëve të klubit është 20 vjet, ndërsa kjo nuk ishte problem as për ta e as për profesor Selimin, i cili nën kushte të tmerrshme financiare, pa kurrfar përkrahje me një rrogë sa për të mbijetuar ka arritur që ta sforcojë kalimin në elitë.
Pos lojërave të shkëlqyera të treguara në Ligën e Parë të basketbollit, K.B Drita ka realizuar dhe rekorde, siç është ai për shënimin e pikëve, 165-67 në fitoren ndaj Skenderajit. /Telegrafi/