Në 12 shkurtin e para 17 viteve, për herë të parë në Kosovë u hap JYSK – kompania e cila ofron produkte skandinave për gjumë dhe jetesë.
Kualiteti, përkushtimi dhe besueshmëria e fituar ndër vite bën që suksesi i JYSK vetëm të shtohej, kur nga një pikë e vetme, sot kompania i numëron gjithsej 7 dyqane në Kosovë dhe mbi 3,000 dyqane në 51 shtete të botës.
E pikërisht për ta kremtuar këtë rrugëtim të gjatë dhe të mbushur me suksese, JYSK ka vendosur që ditëlindjen ta festojë me të gjithë konsumatorët e vet!
Krahas kësaj, në qytetin e bukur të Pejës do të bëhet rihapja e dyqanit me konceptin 3.0, e që do të karakterizohet me atmosferë të re dhe eksperiencë perfekte të blerjes.
Festoni me JYSK dhe ndjejeni frymën skandinave të produkteve në shtëpinë tuaj!