Site icon Telegrafi

JYSK: Dyqanet tona do të qëndrojnë të mbyllura deri në njoftim të radhës

Përmes një komunikate për media, JYSK ka bërë të ditur se nuk janë lejuar t’i rihapin dyqanet tona, andaj do t’i mbajnë ato të mbyllura deri në njoftim të radhës.

Më poshtë e keni komunikatën e tyre të plotë:

Të nderuar qytetarë,

Me keqardhje Ju njoftojmë se, pas një përpjekjeje për të rihapur dyqanet tona, një gjë e tillë nuk u lejua nga inspektoratet e komunave përkatëse, të cilat vendosën për t’i mbyllur ato përsëri. Dyqanet tona, prandaj, do të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim të radhës.

Ne vendimin për rihapje e morëm në përputhshmëri të plotë me vendimin e qeverisë i cili qartë e saktëson mbylljen e qendrave tregtare e në asnjë mënyrë pikat individuale.

Vendimin e morëm në mënyrë që sadopak të përpiqemi ta kthejmë gjendjen tonë ekzistuese në “normalitet” dhe këtë e bëmë në përputhje të plotë me udhëzimet e Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë, të Ministrisë së Shëndetësisë si dhe mbështetje të praktikave të JYSK-ut në të gjitha shtetet evropiane, në të cilat deri sot nuk janë mbyllur as edhe një ditë apo orë të vetme, edhe pse gjendja dhe numri i të infektuarve në këto shtete është shumë më i madh se në vendin tonë.

Kjo ndodh për shkak se qeveria e këtyre shteteve i mbështet dhe i inkurajon bizneset për të vazhduar punën e për të mbajtur gjallë zinxhirin ekonomik, duke siguruar kështu të hyra dhe paga për punëtorët.

Vendimin për rihapje nuk e morëm në asnjë mënyrë për përfitime individuale pasi që jemi tejet të vetëdijshëm se momentalisht nuk ekziston ndonjë vullnet i madh i popullin tonë për blerje, e sidomos jo të artikujve që ne tregtojmë.

Thjesht e morëm një vendim të tillë që të angazhojmë punëtorët tanë sado pak dhe me orar të reduktuar në mënyrë që atyre t’u sigurojmë paga dhe të shmangim problemet ekonomike pasojat e të cilave do t’i ndjejmë secili prej nesh në të ardhmen shumë të afërt. 

Hapja e dyqaneve tona në situatën që gjendemi do të prodhonte më shumë humbje për biznesin tonë sesa po t’i mbanim të mbyllura. Ideja jonë kishte që qëllim mbajtjen lart të moralit të qytetarëve të Kosovës, i cili ka parë ditë më të mira, dhe minimizimin sadopak të frikës që ka kapluar vendin. Ndërkaq është e ditur se frika ndikon negativisht në qenien tone dhe zvogëlon imunitetin duke e fuqizuar në këtë mënyrë veprimin e virusit si dhe të sëmundjeve të tjera.

Por, në rastet e këtilla pashmangshëm shtrohen pyetjet: çka, gjatë dhe pas COVID-19? Kush do t’i paguajë punëtorët tanë? Qeveria? Ministria? Komunat?

A do të ndërmarrë masa shteti ynë që së paku të mbulojë pagat e punëtorëve të cilët janë urdhëruar të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre si dhe humbjet që po i shkaktohen ekonomisë së vendit?

Mbetemi me shpresën se po!

Me nderime,

JYSK

#Customerfirst #KujdesPO #PanikJO”.

Exit mobile version