Juventus e ka mposhtur Udinesen me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 16-të në Serie A.
Pas vetëm nëntë minutash lojë në Allianz Stadium, Cristiano Ronaldo e kaloi Zonjën e Vjetër në epërsi.
Ylli portugez nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 37-të shënoi golin e dytë personal dhe të dytin për torinezët me një asistim te Gonzalo Higuainit.
Kur u mendua se pjesa e parë po përfundon me këtë rezultat, Leonardo Bonucci (45’), e trefishoi epërsinë që u shërbye befasisht nga Merih Demiral.
Zonja e Vjetër mund thellonte epërsinë edhe më shumë në pjesën e dytë, po të mos shpërdoroheshin rastet nga Higauin, Ronaldo e Paulo Dybala.
Në pjesën e dytë, Udinese tentoi disa herë që ta ngushtonte epërsinë e kampionit në Serie A, e që ia doli në minutën e 90+4 me anë të Ignacio Pussetto.
Pas javës së 16-të, Juventusi është lider me 39 pikë, një më shumë se Interi që ka një ndeshje më pak, derisa në xhiron e 17-të do të takohen me Sampdorian. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=d5hZRLOQ1Zk
https://www.youtube.com/watch?v=8duy3v_gLTE
https://www.youtube.com/watch?v=_1dTopAVIy0