Telegrafi

Juventusit i shtohen problemet, Morata mungon në stërvitje

Alvaro Morata nuk mori pjesë në seancën e sotme stërvitore te Juventusi, pasi ai është duke u rikuperuar nga ‘një infeksion viral’, që mendohet të jetë citomegalovirus.

Një deklaratë nga klubi konfirmoi se sulmuesi nuk po merrte pjesë në seancën e sotme me pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës, pasi ai ‘po vazhdon shërimin e tij nga një infeksion viral’.

Sipas mediave bëhet fjalë për një infeksion të citomegalovirus, i cili mund të shkaktojë simptoma themelore të gripit për rreth tre javë, duke përfshirë lodhjen dhe dhimbjen e muskujve.

Besohet se është kjo ka qenë arsyeja e paraqitjes së dobët në Ligën e Kampionëve ndaj Portos.

Juventusi për ndeshjen me Hellas Verona do të jetë pa Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini, Arthur, Juan Cuadrado dhe Paulo Dybala.

Ndërkohë, Danilo është i pezulluar./Telegrafi/