Juventusi ka dështuar të kthehet në Itali nga Portugalia dhe në vendlindje pritet të kthehen vetëm sot pasdite.
Bianconerët fituan 2-0 me Porton në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.
Një problem teknik me planifikimin e orarit ka bërë që udhëtimi të dështoj.
Kjo mund të përbëjë problem për Massimiliano Allegri, pasi Juve do të përballet të shtunën me Empolin.
Kjo bën që një seancë stërvitore të anulohet.
Mësohet se lojtarët kanë punuar paksa në palestrën e hotelit. /Telegrafi/