Juventusi thuhet se rrezikon një mbyllje të pjesshme të stadiumin Allianz, pasi tifozët kënduan kore raciste në fitoren ndaj Napoli të shtunën.
Bardhezinjtë fituan 3-1 për të ikur gjashtë pikë nga skuadra e Carlo Ancelottit.
Gazzetta dello Sport raporton se vëzhguesit e FIGC-së kanë raportuar për këngë raciste në drejtim të qendërmbrojtësit Kalidou Koulibaly.
Përveç kësaj, tifozët thuhet se tifozët e kanë quajtur në mënyrë të përsëritur Ancelotti derr.
Kjo fyerje daton në kohën e tij kur ai ishte në krye të Juves.
Tifozët e Juventusit kanë kënduar edhe këngët anti-napolitane.
Si rezultat, pjesa pas porte e njohur si Curva Sud mund të mbyllet për të paktën një ndeshje, kur raporti disiplinor të lëshohet nesër.
Në rastet e mëparshme, ku ky sektor është mbyllur, klubi ka ftuar nxënësit lokal që të marrin pjesë në lojë falas, duke marrë pjesë në luftën kundër racizmit dhe diskriminimit gjatë ndeshjes. /Telegrafi/