Site icon Telegrafi

Juventusit i lëndohet Mandzukic dhe Barzagli

Eliminatoret e kombëtareve për botërorin “Rusia 2018” i sollën dy lajme të këqija skuadrës italiane të Juventusit.

Kjo e fundit është informuar prej stafit mjekësor italian dhe kroat për lëndimin e dy lojtarëve.

Në fakt, Andrea Barzagli ka një tërheqje të vogël muskulore dhe mund të mos luajë për disa ditë.

Mandzukic pëson një lëndim pas ndërhyrjeve të ashpra të finlandezëve

Gjithashtu edhe në ndeshjen mes Kroacisë dhe Finlandës është lënduar sulmuesi, Mario Mandzukic.

Ky i fundit e e la fushën në minutat e fundit të takimit gjersa u pa duke çaluar.

Lexo po ashtu Kroacia barazon me Finlandën, rrezikon kualifikimin (Video)

Mësohet se futbollisti kroat ka marrë një dëmtim në kyçin e këmbës ndërsa rreth gjendjes së fundit do të dihet në orët në vazhdim nëse do të jetë i aftë të luaj ose jo.

Ndryshe, Kroacia ka barazuar 1-1 me Finlandën, ku me të njëjtën rezultat janë ndarë edhe Italia me Maqedoninë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Maqedonia befason Italinë (Video)
Exit mobile version