Telegrafi

Juventusit i kthehen nga lëndimi Kulusevski dhe McKennie, gati për ndeshjen me Bolognan

Dejan Kulusevski dhe Weston McKennie janë rikthyer në stërvitje me skuadrën e Juventusit dhe do të jenë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme kundër Bolognas.

Dyshja kanë munguar kohët e fundit me sulmuesin 21-vjeçar suedez që iu nënshtrua një operacioni javën e kaluar për të zgjidhur një problem akut të sinusitit, ndërsa mesfushori 23-vjeçar amerikan ka qenë jashtë pas një dëmtim në gju.

Gazetari Romeo Agresti, shkruan se Kulusevski dhe McKennie morën pjesë në seancën stërvitore të skuadrës sot në Qendrën Stërvitore të Juventusit, duke u përgatitur për ndeshjen e së shtunës kundër Bolognas.

Kulusevski nuk ka arritur të tregojë më të mirën e tij nën drejtimin e trajnerit Massimiliano Allegri këtë sezon, me sulmuesin suedez që nuk arriti të gjejë rrjetën në asnjë nga 14 paraqitjet e tij në Serie A.

McKennie është treguar pak më mirë nën drejtimin e trajnerit 54-vjeçar italian, me dy gola në 11 paraqitje në Serie A.

Në anën tjetër Manuel Locatelli nuk u stërvit sot, ndërsa Giorgio Chiellini, Alex Sandro, Luca Pellegrini dhe Paulo Dybala u stërvitën në palestër. /Telegrafi/