Telegrafi

Juventusit iu zbritën 15 pikë – çfarë dimë deri më tani dhe çfarë pritet të ndodh

Gjykata e FIGC i ka dhënë Juventusit një zbritje prej 15 pikësh si rezultat i çështjes së fitimeve kapitale, një vendim që ka tronditur botën e futbollit italian.

Prokurori Giuseppe Chine kërkoi rihapjen e procedurave kundër Bianconerëve pas informacioneve të reja nga hetimi i Prisma, hetimi i Prokurorisë Publike të Torinos për përdorimin e pretenduar të vlerave të fryra të transfertave të lojtarëve dhe pagesave të fshehta të pagave në fazat e hershme të pandemisë COVID.

Të premten, Chine kërkoi që Juventusit t’i jepej një dënim me nëntë pikë për keqpërdorimin e tyre financiar. Atë mbrëmje, vendimi erdhi për t’i dhënë klubit një zbritje prej 15 pikësh, si dhe ndalime për Andrea Agnelli, Fabio Paratici, Federico Cherubini, Pavel Nedved dhe Maurizio Arrivabene.

Paratici mori dënimin më të rëndë, 30 muaj. Agnelli dhe Arrivabene u pezulluan me dy vjet, Cherubini u pezullua me 16 muaj dhe Nedved me tetë muaj.

Klubet e tjera të përfshira – Sampdoria, Empoli, Genoa, Parma, Pisa, Pescara, Pro Vercelli dhe Novara – u shpallën të pafajshëm.

Zonja e Vjetër lëshoi ​​një deklaratë në përgjigje të vendimit, duke konfirmuar qëllimin e tyre për të apeluar në Collegio di Garanzia të CONI dhe duke e quajtur vendimin ‘të padrejtë’.

Gjykata e FIGC ka kërkuar gjithashtu që rasti të shtrihet edhe në UEFA dhe FIFA, duke vënë në rrezik rolin e Paraticit si drejtor sportiv i Tottenham./Telegrafi/