Juventusi ka njoftuar sot ardhjen në radhët të sulmuesit turk Arda Guler, por kjo është bërë pasi llogaria e tyre në platformën X është hakuar.
Sipas postimit një nga yjet e ardhshëm të futbollit evropian është pjesë e familjes së Juventusit dhe se janë gati të bëjnë histori së bashku.
“Mirë se erdhe në Juventus, Arda Güler! Ylli i ardhshëm i futbollit evropian është pjesë e familjes Juventus. Jemi gati të bëjmë histori së bashku”, kanë shkruar ata në llogarinë zyrtare në ‘X’ apo ‘Twitter’ të Zonjës së Vjetër.
⚪️⚫️❌ Juventus account announcing Arda Güler to join the club was hacked.
There’s nothing at all into this. 🇹🇷 pic.twitter.com/o8fUvCxTp7
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 21, 2024
Por klubi bardhezi ka reaguar duke njoftuar se llogaria e Juventusit në gjuhën angleze është hakuar dhe se nuk ka asgjë të vërtet për ardhjen e turkut në Torino.
Il nostro account inglese è stato hackerato. Si prega di ignorare le false informazioni pubblicate su @juventusfcen. Stiamo lavorando per risolvere il problema.
Our Juventus English account has been compromised. Please ignore the false information being published on this…
— JuventusFC (@juventusfc) October 21, 2024
Ky është sezoni i dytë i Arda në Real Madrid, ku në aktualin ka luajtur dhjetë ndeshje për Los Blancos. /Telegrafi/