Miralem Pjanic, përforcimi i ri i Juventusit, ka thënë se është i lumtur që i është bashkuar gjigantit italian.
Pjaniç në këtë verë u transferua në Torino nga Roma. Ai thotë se prioritet i tij me torinezët do të jetë titulli i kampionit.
Por, Pjanic beson se Juve do të shkojë larg edhe në Ligën e Kampionëve. Ai beson se me Juven mund ta fitojë këtë garë evropiane për klube.
“Objektiv parësor është titulli i kampionit”, ka thënë Pjanic.
“Ne vërtetë duam të bëjmë gjera të mira, por Juve ka treguar se viteve të fundit mund të konkurrojë në çdo garë”.
“Ne duam të vazhdojmë të qëndrojmë në mesin e më të fortave, por ne e dimë se në Ligën e Kampionëve gjithçka është e mundur. Ne duam të shkojmë sa më lartë”, tha mesfushori boshnjak. /Telegrafi/