Juventusi ka lëshuar një deklaratë duke njoftuar se hetimi i Prokurorisë Federale për çështjen e fitimeve kapitale ka përfunduar dhe ata zotohen të “demonstrojnë korrektësinë e veprimeve të tyre”.
Biankonerët, së bashku me dhjetë klube të tjera të futbollit italian, po hetohen për transferta të dyshimta me vlera të fryra për të ruajtur fitimet e tyre kapitale. Një listë e madhe transferimesh nga dy vitet e fundit janë hetuar për të përcaktuar nëse ishin apo jo marrëveshje legjitime dhe deklarata e sotme thekson se hetimi tashmë ka përfunduar.
Juventusi dhe dhjetë klubet e tjera tani mund të fillojnë përgatitjen e mbrojtjes së tyre, duke iu lejuar aksesi në dokumentet përkatëse. Një shembull i këtyre transfertave të fryra është marrëveshja që solli Arthurin te Biankonerët nga Barcelona, ku shumë sugjerojnë se vlera e tij ishte mbivlerësuar jashtëzakonisht shumë për të balancuar më mirë llogaritë.
Përditësimet priten gjatë javëve në vijim, megjithëse çështja mund të zvarritet shumë më gjatë.
Më poshtë deklarata e plotë e Juventusit:
“Juventus Football Club SpA (‘Juventus’ ose ‘Kompania’) njofton se këtë mbrëmje, së bashku me dhjetë klube të tjera italiane të futbollit dhe drejtuesit e tyre të lartë, ka marrë një ‘Njoftim për përfundimin e hetimeve’ nga Zyra e Prokurorit Federal në FIGC. në lidhje me vlerësimin e efekteve të disa transferimeve të të drejtave të regjistrimit të lojtarëve në pasqyrat financiare dhe llogaritjen e fitimeve kapitale, pas raportit të Co.Vi.So.C., për shkeljen e pretenduar të nenit 31, paragrafi 1, dhe nenet 6 dhe 4 të Kodit të Drejtësisë Sportive”.
“Duhet theksuar se dokumenti i paraqitur, për disa transferta të kryera në vitet financiare 2018/19, 2019/20 dhe 2020/21, nuk përbën ushtrim të masës disiplinore nga Prokuroria Federale. Kompania tani mund të ketë akses në dokumente dhe të paraqesë mbrojtjen e saj brenda kushteve të parashikuara nga Kodi, duke besuar se do të jetë në gjendje të demonstrojë korrektësinë e veprimeve të saj”, thuhet më tej në komunikatë. /Telegrafi/
#Juve, nota UFFICIALE: ‘Chiuse indagini per il caso plusvalenze su noi e altri 10 club. Dimostreremo correttezza del nostro operato' https://t.co/qJM7xiVLMN pic.twitter.com/Lqfz3tEdi5
— calciomercato.com (@cmdotcom) February 21, 2022