Juventusi ka shënuar fitore ndaj PSV-së me rezultat 3-1 në ndeshjen hapëse të raundit të parë të Ligës së Kampionëve.
Zonja e Vjetër kthehet në këtë garë pas një mungese prej dy vitesh, ndërsa konfirmoi që në start seriozitetin e klubit të madh italian.
Në një ndeshje të hapur që në start, Juventusi mori epërsinë në minutën e 21-të kur Kenan Yildiz me një goditje të bukur shënoi për 1-0.
WHAT A GOAAAAAAAAAAAAL! YILDIZ 🔥 pic.twitter.com/fnxTA01vkf
— Max Statman (@emaxstatman) September 17, 2024
Pas vetëm gjashtë minutash bardhëezinjtë shtuan epërsinë me golin e Weston McKenniet për 2-0.
GOAAAAAAAAAAAAAAAAAAAL! MCKENNIE pic.twitter.com/zVlr0bvE18
— Max Statman (@emaxstatman) September 17, 2024
Guus Til (PSV) dhe Teun Koopmeiners (Juventus) kishin raste të mira në fundin e pjesës së parë, por nga rastet ideale nuk gjetën rrjetën.
Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte i njëjtë, me Zonjën e Vjetër që kishte dominimin, duke arritur që të shënojë dhe të mbyll dilemën e fituesit.
Zhvillohej minuta e 62-të, kur Nico Gonzales arriti të shënojë për 3-0.
GOAAAAAAAAAAAAAAAAAAAL! GONZÁLEZ pic.twitter.com/2PXTGK9PZX
— Max Statman (@emaxstatman) September 17, 2024
Deri në fund nuk munguan rastet, ku Ismael Saibari shënoi golin e vetëm për holandezët në kohën shtesë.
Juventusi mori tri pikë e para në sistemin e ri të Ligës së Kampionëve, ndërsa PSV do të tentojë më shumë në ndeshjet e radhës. /Telegrafi/