Telegrafi

Juventusi zbulon planin e prezantimit të Ronaldos

Juventusi e ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të bëhet Bianconer të hënën. 

‘Zonja e Vjetër’ ka njoftuar në Twitter duke shkruar “16.07.18. Cristiano Arrin në Torino”.

Kjo është shoqëruar me një fotografi ku lexonte ‘qëndroni të informuar’, duke sugjeruar një plan veprimi për ditën e madhe kur ai do të prezantohet.

Sky Sport Italia ndërkohë shkruan se 33-vjeçari do të mbajë konferencë për shtyp në orën 18:30 me të mbërritur në Torino, ku do t’iu nënshtrohet edhe testeve mjekësore.

Juventusi nuk ka dhënë asnjë informatë për prezantimin e lojtarit në stadiumin e tyre.

Fituesi i ‘Topit të Artë’  ka shënuar 450 gola në 438 paraqitje për Real Madridin.

Ai është transferuar për 100 milion euro te Juventusit. /Telegrafi/