Site icon Telegrafi

Juventusi zbulon fanellat e reja për sezonin 2019/20, tifozët të pakënaqur  

Juventusi dhe Adidas kanë zbuluar fanellën e tyre të parë për sezonin 2019-20, e cila në mënyrë kontroverse i heq vijat bardhë e zi për një pamje monokromi.

Fanella e reja e Bianconerëve kishte rrjedhur disa muaj më parë si fanellë e parë e klubit për sezonin e ri.

Megjithatë, vetëm sot (e diel) Juventusi dhe Adidasi kanë zyrtarizuar këtë fanellë e cila është edhe kësaj radhe me ngjyrat bardhë, zi, por edhe rozë.

Kjo fanellë thuhet se ka shkaktuar një përzierje gëzimi dhe acarimi mes tifozëve për mënyrën se si i janë hequr ato nga vija tradicional dhe janë zëvendësuar për një pamje monokromi.

Pjesë e prezantimit të fanellës ishin shumica e yjeve të ekipit si Cristiano Ronaldo, Giorgio Chiellini, por edhe ata që e kanë të ardhmen e pasigurt si Paulo Dybala dhe Miralem Pjanic.

“Një zgjedhje. Një betim. Qëndroni së bashku”, thuhet në njoftimin e Juventusit tek prezantimi i fanellave.

Fanella e re e Zonjës së Vjetër do të debutojë në ndeshjen e sotme në Olimpico ndaj Romës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version