Telegrafi

Juventusi do vetëm fitore në udhëtim te Empoli, formacionet zyrtare – Tre shqiptarë titullarë

Empoli dhe Juventusi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Serie A.

Zonja e Vjetër edhe mysafire e Empolit në takimin i cili pritet të zhvillohet në ‘Stadio Carlo Castellani’ me fillim nga ora 18:05.

Ekipi i Massimiliano Allegrit ka ngritur formën në ndeshjet e fundit, por pas dy barazimeve radhazi synon t’i kthehet fitores.

Në anën tjetër, vendasit kanë pasur rënie në ndeshjet e fundit dhe duan që sa më shpejt t’i kthehen rezultateve pozitive, pse jo edhe me një fitore në shtëpi.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Te Empoli nga minuta e parë luajnë shqiptarët, Nedim Bajrami, Ardian Ismajli dhe Kristijan Asllani.

Empoli: Vicario; Stojanovic, Luperto, Ismajli, Cacace; Zurkowski, Asllani, Bandinelli; Di Francesco, Bajrami; Pinamonti

Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, Pellegrini; Zakaria, Arthur, Rabiot; Cuadrado, Vlahovic, Kean

/Telegrafi/