Telegrafi

Juventusi i vë çmimin bazë Ronaldos, shumë që mund të paguhet nga disa klube

Juventusi do të takohet me Cristiano Ronaldon për të diskutuar të ardhmen e tij.

Sipas raportimeve të mediave në Itali, Zonja e Vjetër do të duhet ta shesë atë për të paktën 29 milionë euro nëse duan të shmangin një humbje në kapital.

Mediat italiane janë duke e kryqëzuar yllin portugez pasi Juventusi nuk arriti të kualifikohej në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve për sezonin e dytë me radhë.

Sipas këtyre mediave, Zonja e Vjetër po konsideron të ardhmen e ish-yllit të Real Madridit duke rishikuar kontratën e tij që skadon në qershor 2022.

Sipas Il Corriere dello Sport, nëse Juventusi vendos të shesë sulmuesin, ata do të duhet ta bëjnë atë për të paktën 29 milionë euro për të shmangur humbjet.

Bianconerët nuk po e konsiderojnë zgjatjen e kontratës së tij për momentin.

“Për fat të mirë, ka ende një vit në kontratën e Ronaldos, kështu që ne kemi kohë për të biseduar me të. Kjo nuk është një përparësi aktualisht”, kishte tënë Fabio Paratici përpara ndeshjes kundër Porto të martën.

Ronaldo u bashkua me Juventusin për 120 milionë euro në verën e 2018.

Ronaldo ka 27 gola në 32 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe ka shënuar 92 gola në 121 ndeshje me Juventusin që kur ai mbërriti në Torino. /Telegrafi/