Ashtu siç pritej, Samuel Iling-Junior ka nënshkruar kontratë të re me Juventusin deri në qershor te vitit 2025 dhe ka kaluar zyrtarisht nga ekipi i të rinjve në skuadrën e parë.
19-vjeçari ka qenë pjesë e ‘Juventus Next Gen’ që bën gara në Serie C, por i ka regjistruar edhe tri paraqitje për ekipin e parë në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.
Gjatë ditës së sotme (e hënë), ai është promovuar në skuadrën e Massimiliano Allegrit në bazë afatgjate duke nënshkruar kontratën e re.
I lindur në Angli, Iling-Junior është zhvilluar nëpër sistemin akademik të Chelseat, para se të kalonte te Bianconerët në vitin 2020.
Në tri ndeshjet e zhvilluara me ekipin e parë, ai ka kontribuuar me dy asistime, edhe pse ka luajtur vetëm 43 minuta në total. /Telegrafi/
Samuel Iling-Junior extends his contract until 2025, and is promoted to the Juventus First Team ⚪⚫
Congrats, Sam! 👏
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) December 19, 2022