Juventusi ka triumfuar 2-0 ndaj Salernitanas në kuadër të javës së 30-të në Serie A.
Pas vetëm pesë minutash lojë, Zonja e Vjetër kaloi në epërsi me anë të Paulo Dybalas, me Dusan Vlahovic që ishte në rolin e asistuesit.
Biankonerët nuk u akomoduan nga goli i parë, pasi ia dolën të realizonin edhe të dytin përmes Vlahovic (29’), me Mattia de Sciglion që dha asistim perfekt.
46’ | 🔙 | Mari kunci keunggulan ini di babak kedua! 👊#JuveSalernitana [2-0] #ForzaJuve pic.twitter.com/cpfHdZyyel
— JuventusFC (@juventusfcid) March 20, 2022
Në 45 minutat e dytë u zhvillua një lojë më e kujdesshme, me vendasit që kërkonin të përfitonin më shumë nga gabimet kundërshtare.
Duke mos tentuar të pësojnë më shumë, Salernitana qëndroi e mbyllur prapa, derisa shpresuan që të dilnin përpara me kundërsulme.
Masih mencari gol ke-3️⃣ 👀#JuveSalernitana #FinoAllaFine #ForzaJuve pic.twitter.com/QpZ86nfn2q
— JuventusFC (@juventusfcid) March 20, 2022
Padyshim se këto tre pikë janë të mëdha për ekipin e Maxi Allegrit që është futur fuqishëm në garë për titullin e Serie A.
Pas javës së 30-të, Juventusi gjendet në vendin katërt me 59 pikë, shtatë më pak se lideri, Milani, ndërsa në xhiron e 31-të do të kenë punë Interin, një derbi padyshim i zjarrtë. /Telegrafi/