Zonja e Vjetër nuk njeh kundërshtarë në Serie A duke marr fitoren e 18, pasi e mposhti Chievon me rezultat 3-0.
Juve arriti të kalojë në epërsi me golin e bukur të realizuar nga Douglas Costa në minutën e 13-të.
Por vendasit nuk u ndalën dhe vazhduan me sulme.
Juve e gjeti golin e dytë në fundin e pjesës së parë me Emre Can që mori një pasim fantastik nga Paulo Dybalan.
Në pjesën e dytë liderët e Serie A fituan penallti, por që gjuajtja e Ronaldos u ndal nga Sorrentino.
Goli i tretë erdhi në fundin e sfidës me Daniele Ruganin që shënoi me kokë.
Juve tani ka 56 pikë, nëntë më shumë se Napoli që është i dyti. /Telegrafi/
https://twitter.com/EboAA1/status/1087437578503102466
https://twitter.com/Osty_99/status/1087444750062489603
Rugani goal. Easy pic.twitter.com/N3cdmMyFnV
— david (@R_Jrdn) January 21, 2019