Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Lazios në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri ka vazhduar me fitore në kampionat, duke fituar para tifozëve të saj ndaj Lazios.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë, por vendasit e bënë diferencën pasi gjetën golin, ndërsa mysafirët jo.
Pas disa rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat, ishte Miralem Pjanic (30′), i cili shënoi një gol të bukur nga distanca për 1-0 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, gjithashtu u zhvillua lojë e njëjtë me të dyja skuadrat që patën rastet e veta dhe posedimin e topit, por vetëm më Juventusin që gjeti golin.
Ishte Cristiano Ronaldo, i cili pati disa raste të mira për gol, por të cilat iu mohuan nga portieri shqiptar, Thomas Strakosha me disa pritje të mira.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 75-të të ndeshjes, ku pas një harkimi nga Joao Cancelo, Ronaldo nuk mund të shënoj në golin e zbrazët, por pas tij ishte Mario Mandzukic, i cili shënoi për 2-0 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.
75' – MARIOOOOOOO! RADDOPPIO BIANCONERO!
Splendido inserimento di #Cancelo. @Cristiano sfiora, ma arriva @MarioMandzukic9 e insacca di prepotenza.#JuveLazio [2-0]#ForzaJuve 🏳️🏴 pic.twitter.com/hxUR8Er8iP
— JuventusFC (@juventusfc) August 25, 2018
Pas kësaj fitore, Juventusi gjendet në vendin e parë me gjashtë pikë, ndërsa Lazio e 19-të pa asnjë pikë. Në ndeshjen e radhës, Zonja e Vjetër udhëton te Parma, ndërsa kryeqytetasit e presin Frosinonen. /Telegrafi/
https://twitter.com/LatinoRsvv/status/1033392103433424905
https://twitter.com/Destaquito2/status/1033408156771262464