Juventusi ka shënuar fitore 2-0 ndaj Spezias në kuadër të javës së 23-të në Serie A.
Qysh në minutën e parë, Bianconerët morën lajmin e keq, pasi Manuel Locatelli mori kartonin e pesë të verdhë dhe në ndeshjen e ardhme nuk do mund të luajë.
Zonja e Vjetër ia doli në minutën e 17-të të shënonte gol përmes Dusan Vlahovic, por ajo u anulua për pozicion jashtë loje.
Intervallo |⏳| Siamo avanti per 0-1! 💪⚪️⚫️#SpeziaJuve pic.twitter.com/Zk8B2Hq3MK
— JuventusFC (@juventusfc) February 19, 2023
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 32-të, kur Flilip Kostic asistoi te Moise Kean që realizoi me lehtësi.
Në minutën e 40-të, Spezia rrezikoi me anë të Eldor Shomurodov, por Mattia Perin bëri një pritje fantastike.
Për 2-0 u përkujdes Angel Di Maria, shënoi një gol të bukur nga distanca – për t’i siguruar Juventusit pikët e plota.
66'|⚽️| ANGEEELL! CHE GOL!
@EA_FIFA_Italia #SpeziaJuve [0-2] pic.twitter.com/5D9i6DIsJ8
— JuventusFC (@juventusfc) February 19, 2023
Spezia nuk u dorëzua deri në fund, gjersa rrezikoi nëpërmjet Dimitrios Nikolaou (83’), por edhe goditja e tij u prit nga Perin.
Pas javës së 23-të, Juventusi është ngritur në vendin shtatë me 32 pikë, ndërsa në xhiron e 24-të do të takohen me Torinon. /Telegrafi/